Hakim Ziyech shënoi një gol të mrekullueshëm nga brenda pjesëfushës së tij, teksa Maroku mundi Gjeorgjinë 3-0 në një miqësore për përgatitjen e Kupës së Botës të enjten.
Pasi ndaloi një pasim, Ziyech nuk mori kohë për të ngritur kokën dhe për të kërkuar golin spektakolar – duke e gjetur atë me një saktësi të pabesueshme.
Hakim Ziyech from his own half ????????????
— B/R Football (@brfootball) November 17, 2022
(via @arryadiatv)pic.twitter.com/VRo0E4XTwA
Ziyech u dëbua nga pjesëmarrja në Kupën e Kombeve të Afrikës në fillim të këtij viti mes një përçarjeje me menaxherin e tij, por shkarkimi i Vahid Halilhodzic e bëri lojtarin të anulonte pensionin e tij ndërkombëtar dhe t’i bashkohej skuadrës përpara Kupës së Botës.
Maroku nis në Katar të mërkurën javën e ardhshme kundër Kroacisë, e cila përfundoi nënkampione në 2018.