image Muja debuton me gol dhe fitore në Turqi - VIDEO

Futboll

Muja debuton me gol dhe fitore në Turqi – VIDEO

news image

Arbnor Muja ka shënuar gol në debutim me skuadrën e Samsunsporit pas transferimit ditë më parë.

Muja shënoi gol në minutën 91’, teksa u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, në minutën e 69’.

Samsunspori shënoi fitore me rezultat 2-0, ndaj Antalyasporit, ekip që luan futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili nuk la shenjë në këtë takim.

Skuadra e Samsunsporit që bën gara në Superligën e Turqisë, renditet në vendin e 13-të me 29 pikë të grumbulluara.