image "Bravo bre", Valon Berisha i kënaqur me paraqitjen e Vedat Muriqit, poston golin e tij

Futboll

“Bravo bre”, Valon Berisha i kënaqur me paraqitjen e Vedat Muriqit, poston golin e tij

news image

Valon Berisha ka reaguar pas golit të Vedat Muriqit ndaj Betisit, shkruan Sinjali Sport.

Muriqi ka realizuar golin e dytë në La Liga me Mallorcan në disfatën 2-1 nga Betisi.

Sulmuesi kosovar me një gjuajtje me kokë e shënoi golin e vetëm këtë takim për mysafirët.

Për këtë gol ka reaguar edhe bashkëlojtari i Muriqit te Kombëtarja e Kosovës, Valon Berisha.

“Bravo bre”, shkroi Berisha në Instagram, duke e postuar në story video golin e Vedatit.

/Gazeta Sinjali Sporti/