image Ronaldo bën spektakël, shënon dy gola të bukur për Al Nassr sonte

Futboll

Ronaldo bën spektakël, shënon dy gola të bukur për Al Nassr sonte

news image

Ekipi i Cristiano Ronaldos, Al Nassr është duke luajtur kundër Al Ahlit në kuadër të xhiros së shtatë të Pro Ligës Arabe.

Portugezi është bërë protagonist në këtë ndeshje pasi që ka shënuar dygolësh.

Golin e parë ai e shënoi që në minutën e 4′  të ndeshjes.

Goli i dytë erdhi në momentin e duhur për skuadrën e tij, pasi skuadra e Al Ahlit sapo kishte ngushtuar epërsinë me një gol nga penalltia të Riyad Mahrez në minutën e 50-të, e ku pas dy minutave Ronaldo shënon një gol të bukur.

Portugezi shmanget mirë dhe bën një goditje të bukur më të majtën e tij për të shënuar golin e katër në këtë ndeshje. 

/GazetaSinjaliSport/