image Muriqi ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Spanjë, faqja e La Ligas me postim të veçantë për të

Futboll

Muriqi ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Spanjë, faqja e La Ligas me postim të veçantë për të

news image

Skuadra e Betisit ka fituar ndeshjen ndaj Mallorcas me rezultatin 2:1.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti në këtë përballje për 90 minuta për Mallorcan, ku edhe gjeti golin e vetëm për skuadrën e tij.

Muriqi tashmë është bërë titullar i padiskutueshëm tek klubi spanjoll, por edhe lojtar vendimtar për një kohë shumë të shkurtër.

Sulmuesi i Dardanëve në tri ndeshjet e luajtura deri më tani me klubin e ri, Mallorca – ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.

Pak minuta më parë, faqja zyrtare e La Ligas në Twitter ka publikuar dy fotografi të Muriqit, duke shkruar:

“Muriqi në La Liga… 3 ndeshje, 2 gola, 1 asist. Çfarë transferimi, Mallorca”, shkruan La Liga.

Ky është postimi i faqes zyrtare të La Ligas:

/Gazeta Sinjali Sporti/