image Zhvatja e 500 mijë eurove për kriptovaluta: Bie në pranga të Policisë edhe një i dyshuar për mashtrim

Siguri

Zhvatja e 500 mijë eurove për kriptovaluta: Bie në pranga të Policisë edhe një i dyshuar për mashtrim

news image

Para disa javësh, Sinjali ka raportuar për arrestimin e dy të dyshuarve Rona Salihu dhe Fitim Cakolli, të cilët dyshohet se për rreth 2 vite vunë në lajthitje një burrë në Prishtinë, duke ia zhvatur rreth 500 mijë euro për të investuar në kriptovaluta.

Përveç tyre, tashmë edhe një person është arrestuar lidhur me këtë rast, mëson Gazeta Sinjali. 

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për L.G., 25-vjeçar, i cili pas identifikimit është arrestuar gjatë ditës së sotme, me ç’rast janë sekuestruar edhe prova në lidhje me rastin. 

Sinjali mëson se i njëjti në bashkëkryerje me personat e tjerë dyshohet se kanë kryer veprën penale të mashtrimit.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/