image Kapen të dyshuarit për mashtrim, ia morën 500 mijë euro një personi për "investim në kriptovaluta"
[wp-story id="814678"]

Siguri

Kapen të dyshuarit për mashtrim, ia morën 500 mijë euro një personi për “investim në kriptovaluta”

news image

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar në muajin gusht.

Personat e dyshuar: F.C, 33 vjeçar dhe L. Rr, 21-vjeçare, janë arrestuar dhe me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parashë për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha.

Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.”

/GazetaSinjali/