image Zhegrova zgjedhet lojtari i muajit te Lille

Futboll

Zhegrova zgjedhet lojtari i muajit te Lille

news image

Edon Zhegrova ka fituar çmimin e më të mirit të muajit tek skuadra e Lilles.

Zhegrova fitoi çmimin e më të mirit të muajit prill, të votuar nga tifozët e Lilles, transmeton Sinjali Sport.

Kosovari kishte paraqitje mjaft të mira përgjatë këtij muaji, ku vlen të përmendet edhe ai eurogoli i shënuar ndaj Angers në barazimin 1-1 më 10 prill.

23-vjeçari është paraqitur në nëntë ndeshje këtë sezon me Lille në Ligue 1, ku ka regjistruar dy gola e ka dhënë një asistim.

/GazetaSinjaliSport/