image Plaçkitet shtëpia e Zhegrovës në Francë, hajnat iu futen pak para ndërrimit të moteve

Futboll

Plaçkitet shtëpia e Zhegrovës në Francë, hajnat iu futen pak para ndërrimit të moteve

news image

Shtëpia e Edon Zhegrovës është vjedhur gjatë natës së ndërrimit të viteve, ka raportuar “BFM TV“.

Shtëpia e tij, e cila ndodhet në Villeneuve-d’Ascq, thuhet se u grabit pak para mesnatës gjatë natës së Vitit të Ri.

Nga shtëpia e kosovarit janë vjedhur rroba luksoze dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendngjarje, zyrtarët policorë zbuluan se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar.

24-vjeçari nuk ishte në shtëpi gjatë kohës sa ndodhi ky rast.

Zhegrova pritet të bëjë një ankesë ditëve në vijim, teksa sipas “BFM TV” shtëpia e tij u vu nën vëzhgim nga një kompani private sigurie.

/GazetaSinjali/