image Juventusi nxjerr katër përforcime në shitje, në listë edhe Zhegrova

Futboll

Juventusi nxjerr katër përforcime në shitje, në listë edhe Zhegrova

news image

Juventusi po përgatitet për një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, pas një sezoni që nuk i ka përmbushur pritjet e klubit.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, drejtuesi Damien Comolli ka vendosur që katër prej përforcimeve kryesore të verës së vitit 2025 të nxirren në shitje, si pjesë e ristrukturimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Mes emrave që mund të largohen përmendet edhe futbollisti kosovar Edon Zhegrova, për të cilin Juventusi po shqyrton opsionin e huazimit, me qëllim rritjen e vlerës së tij në treg, pasi një shitje e menjëhershme vlerësohet më e vështirë në aspektin financiar. Në të njëjtën listë të lojtarëve që mund të largohen përfshihen edhe Joao Mario dhe Lois Openda.

Ndërkohë, situata e Jonathan David paraqitet më e thjeshtë, pasi sulmuesi kanadez, i ardhur si lojtar i lirë nga Lille, mund të shitet për rreth 25 milionë euro. Sipas mediave italiane, disa klube nga Anglia dhe Franca tashmë kanë shfaqur interesim për të.

Raporti i “Gazzetta dello Sport” e konsideron merkaton e verës së kaluar si të pasuksesshme për Juventusin, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për të korrigjuar gabimet dhe për të ndërtuar një skuadër më konkurruese në sezonin e ardhshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/