image Zhegrova me driblim maestral, publikon momentin kur ia hupi topin lojtarit të PSG-së

Futboll

Zhegrova me driblim maestral, publikon momentin kur ia hupi topin lojtarit të PSG-së

news image

Edon Zhegrova ka qenë protagonist në ndeshjen e fundit të Lillet kundër Paris Saint-Germainit.

Ylli kosovar ishte i pandalshëm për lojtarët parisienë në barazimin 1:1 të fundjavës që shkoi.

Dje përfaqësuesi kosovar e postoi një video ku shiheshin aksionet dhe lëvizjet e tij magjike të lojës me kampionin aktual të Francës.

Ndërsa sot, 24 vjeçari e bëri një tjetër postim në rrjetin social, Instagram, ku shihet duke e kaluar me lehtësi dhe me mjeshtëri futbollistin kundërshtar, të cilin “e la në gjumë” pasi ia futi topin mes dy këmbëve.

Për më tepër, këtë kryevepër të Zhegrovës mund ta shihni në videon më poshtë. 

View this post on Instagram

A post shared by Ligue 1 Uber Eats (@ligue1ubereats)

/GazetaSinjaliSport/