image Zhegrova nderohet me medalje në Francë

Futboll

Zhegrova nderohet me medalje në Francë

news image

Futbollisti Edon Zhegrova, me lojën e tij ka lënë gjurmë në Ligue 1.

Ai po shkëlqen këtë edicion nën fanellën e Lille.

Zhegrova ishte protagonist në ndeshjen e kaluar, në fitoren ndaj Clermont me rezultat 4:0, ku kosovari shënoi gol dhe asistoi.

24-vjeçar u përfshi edhe në formacionin e javës.

E sot, ai mori një dhuratë tejet të veçantë.

Edon Zhegova, u nderua me medalje nga David Heiremans, kryetar i Bashkësisë së Wervicq-Sud, në Francë.

Futbollisti i Kosovës, deri më tani në të gjitha garat për Lille, ka arritur të shënojë tetë gola dhe t’i bëj tetë asistime.

Zhegrova në verën e ardhshme mund të bëhet cak i klubeve të mëdha për t’u transferua.

/GazetaSinjaliSport/