image Zhegrova shumë i kërkuar, interesohen edhe gjigantët francez për të

Futboll

Futboll/ Zhegrova shumë i kërkuar, interesohen edhe gjigantët francez për të

news image

Shumë skuadra po interesohen për talentin kosovar, Edon Zhegrova.

Pas interesimit të skuadrave angleze, Chelsea dhe Wolves, për 21 vjeçarin kanë shprehur interesim edhe dy skuadra të njohura franceze, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç raporton ‘Footy Mercato’, Lille dhe Marseille po e monitorojnë situatën e Edon Zhegrovës.

“Siç qëndrojnë gjërat, Edoni është një lojtar mjaft i kërkuar. Ka klube angleze, italiane dhe franceze të nivelit shumë të mirë që po interesohen për të. Ai është një diamant i papërpunuar, që ka hapësirë të madhe për të përparuar. Ai mendon se mund të luajë në një klub që ka një projekt të bukur”, ka thënë agjenti i Zhegrovës, Marc Van Osselaer për “Foot Mercato”.

Talenti kosovar këtë sezon ishte I huazuar nga skuadra e Genk në Basel, ku pati paraqitje të mira./Gazeta Sinjali/