image Zhegrova shpallet lojtari më i mirë i javës në Superligën e Zvicrës

Futboll

Zhegrova shpallet lojtari më i mirë i javës në Superligën e Zvicrës

news image

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është duke shkëlqyer këtë edicion.

Zhegrova është zgjedhur si futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi i krahut ishte fantastik në fitoren e Baselit 1-3 ndaj Luzernit ku luajti 59 minuta dhe dhuroi dy asistime.

Reprezenutesi i Kosovës është duke shkëlqyer këtë sezon në Zvicër me katër gola dhe gjashtë asistime në 13 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve të tij të mira ai u shpërblye nga Superliga e Zvicrës me çmimin “Futbollisti i Javës”.

Zhegrova shihet si futbollistë me të ardhme të ndritur pasi është vetëm 22-vjeçar. 

/Gazeta Sinjali Sporti/