image Zhegrova: Do të më shihni te Barcelona ndonjë ditë

Futboll

Futboll/ Zhegrova: Do të më shihni te Barcelona ndonjë ditë

news image

Talenti kosovar, Edon Zhegrova beson se një ditë do të transferohet tek Barcelona.

Në një intervistë për ‘Fan Zone’ ai u shprehë se ka pasur mundësinë të shkoj në ekipe më të mëdha të botës por nuk e ka bërë, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Unë jam i ri, 21-vjeç dhe nuk jam kurrë i kënaqur. Unë gjithmonë mundohem për më shumë dhe besoj se kam për të ecur hap pas hapi. Shumica e talenteve që kanë shpërthyer shumë në fillim, kanë rënë. Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë. Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë’, u shprehë ai.

Zhegrova tutje tregoj se kombëtarja e Kosovës kundër Maqedonisë do të luaj për fitore.

‘Ekipi do luaj për fitore, nuk i dihet kush do fitojë. Ne do të japim maksimumin dhe do luajmë për fitore’, tha ai.

21 vjeçari tregoi se cili është lojtari I preferuar i tij dhe kush e inspiron atë.

‘Leo Mesin e kam pasur inspirim për mënyrën e lojës. Nejmari është i preferuari im’, u shprehë kosovari./Gazeta Sinjali/