Një vajzë është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj mbrëmë te Liqeni i Badovcit në Graçanicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime brenda policisë i kanë thënë gazetës se zhdukjen e saj në stacion policor e ka raportuar vëllai i saj mbrëmë rreth orës 21:00.
Sinjali mëson se ai u ka thënë hetuesve policorë se dje bashkë me motrën e tij, tani të zhdukur, kishin dalë për të kullotur bagëtinë afër Liqenit të Badovcit në Graçanicë.
Ai thotë se kishte shkuar për të marrë diçka, por kur është kthyer nuk e ka gjetur më motrën e tij.
Familjarët kanë deklaruar në polici se vajza është me probleme psikike.
Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, e cila është duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/