Një nënë ka raportuar në Polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia me datë 29 dhjetor në Prizren dhe e njëjta ende nuk është kthyer, shkruan Gazeta Sinjali.
Nëna zyrtarëve policorë iu ka thënë se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Person i zhdukur”./GazetaSinjali/