Një burrë nga Fushë Kosova është ankuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe më nuk është kthyer, shkruan Gazeta Sinjali.
Prindi i të zhdukurës zyrtarëve policorë iu ka thënë se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Person i zhdukur”./GazetaSinjali/