Dje rreth orës 11:40 një person nga Hajvalia e Prishtinës ka raportuar se vajza e tij e mitur është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, ai ka deklaruar se vajza tij pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer më në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Burimet e njëjta bëjnë të ditur se njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/