Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë e mitur është zhdukur në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i të miturës, i cili është ankuar se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.
Sipas, babait e mitura ka dalë nga shtëpia dje rreth orës 11:00, por më nuk është kthyer.
Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ndërkohë rasti në polici është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe është ende në hetime./GazetaSinjali/