Një vajzë e mitur nga Gjakova është raportuar e zhdukur nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj, e cila zyrtarëve policorë iu ka thënë se vajza e mitur është larguar nga shtëpia dje dhe ende nuk është kthyer.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Person i zhdukur” dhe është ende duke u hetuar./GazetaSinjali/