Është zhdukur një vajzë/grua në Prishtinë, më 6 korrik të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të policisë, ajo u raportua si e zhdukur 15 ditë më vonë nga një familjare e saj.
“Më 21.07.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/