Që dy ditë është zhdukur një djalë në Fushë Kosovë, kështu ka bërë të ditur prindi i tij në Polici, njofton Gazeta Sinjali.
Babai i të zhdukurit zyrtarëve policorë iu ka thënë se djali i tij kishte dalë nga shtëpia me datë 26 nëntor në orën 11:00 nga Lagjja 29 e Fushë Kosovës dhe më nuk është kthyer.
Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit si dhe rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”./GazetaSinjali/