Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një djalë i mitur në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në Polici e ka paraqitur nëna e të zhdukurve e cila zyrtarëve policorë iu ka thënë se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dje, ku më nuk është kthyer dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.