Marina Ovsyannikova, gazetare ruse u fut në mes të transmetimit të lajmeve në njërin prej kanaleve ruse, duke kërkuar ndaljen e agresionit rus në Ukrainë.
Ajo në transmetim doli duke mbajtur një pankartë me fjalët “Ndalo luftën! Mos i besoni propagandës! Ata po ju gënjejnë”.
Pas këtij veprimi ajo u ndalua menjëherë mirëpo tani nuk po dihet se ku është, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Avokati i saj thuhet se u përpoq ta gjente atë në të gjitha komisariatet pranë qendrës televizive, por me sa duket nuk ka mundur ta gjejë atë.
Një agjenci shtetërore e lajmeve sapo ka raportuar se kundër saj ka nisur një hetim paraprak.