Kushdo që mund të japë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur duhet të kontaktojë policinë kantonale të Schwyz në 041 819 29 29
Që nga e marta konsiderohet i zhdukur 59-vjeçari Redjep (Rexhep) Veliju, nga Oberarth, Kantoni Schwyz (SZ). Së fundmi, ai ka lënë makinën e tij në një parking makinash, transmeton albinfo.ch. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
59-vjeçari është larguar nga vendbanimi i tij në mëngjes dhe është nisur drejt parkingut të makinave Seebad në Arth. Ai ka dalë nga automjeti në drejtim të panjohur.
Policia kërkon informacion nga publiku
Redjep Veliju është afërsisht 1.70 m i gjatë, me trup të hollë, me sy kafe dhe flokë të thinjur. Ai besohet se ka veshur një pulovër portokalli të një kompanie kopshtarie dhe atlete të zeza me rreth të bardhë.
Kushdo që mund të japë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur duhet të kontaktojë policinë kantonale të Schwyz në 041 819 29 29.