image S’dihej gjë për fatin e saj, gjendet 14-vjeçarja e zhdukur në Viti - dyshohet se u dhunua nga një burrë

Siguri

S’dihej gjë për fatin e saj, gjendet 14-vjeçarja e zhdukur në Viti – dyshohet se u dhunua nga një burrë

news image

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i trishtë që dyshohet se ka ndodhur ditët e fundit në fshatin Binqë të Vitisë dhe viktimë kësaj radhe ishte një vajzë 14-vjeçare, e cila fillimisht u raportua e zhdukur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura u gjet pas dy ditësh prej kur u raportua e zhdukur, me ç’rast u zbulua se ka qenë me një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Të njëjtat burime thonë se viktima është dërguar për ekzaminimet e nevojshme, në mënyrë që të zbulohet se çfarë ka ndodhur

Informacionet e para që u zbuluan  pas gjetjes së vajzës aktivizuan Policinë për ta identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin për këtë rast, Q.S., i cili tashmë është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Gjilan pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.

/GazetaSinjali/