image Unikkatili: Është koha që Gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në veri të trojeve shqiptare

Bota e Yjeve

Unikkatili: Është koha që Gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në veri të trojeve shqiptare

news image

Reperi i njohur shqiptar i cili jeton në SHBA, Viktor Paloka, apo siç njihet me emrin e tij artistik “Unikkatil”, ka thënë se dallimet dialektore të gjuhës shqipe, janë substanciale dhe e ka quajtur kriminale nëse lejohet që njëri dialekt të zhduket shkaku i tjetrit.

Reperi ka kërkuar që gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në rajonet veriore, raporton Gazeta Sinjali.

“Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht kriminale me e lejú njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura”, ka shkruar Paloka.

Ai po ashtu ka thënë se është kriminale që t’i thuhet një fëmije të veriut se nuk e di gjuhën shqipe vetëm se nuk e njeh dialektin toskë.

Ôsht kriminale edhe me i thônë nji fëmije të veriut: “ti nuk e njeh Shqipen” nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk (standardin e imponúm për arsye vetjake) e padrejtësisht me krijú kompleks inferioriteti në mendjen e tyne. Fëmija verior shkollën fillore e kanë ferr sepse torturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrýshe nga ai që e folin e që me vështirësí e kuptojnë”, ka shkruar reperi.

Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthý si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskëríshtja, le të mbetë standarde në jug. Mbetet evidente që kjo ôsht e pashmangshme e nuk kena kah me i ikë përndryshe kemi me pagú çmim të naltë me dômtim të matejshëm të fëmijëve tonë”, tha ai.

/GazetaSinjali/