image Zhduket një 13-vjeçare në Gjilan, policia kërkon ndihmë për ta lokalizuar

Siguri

Zhduket një 13-vjeçare në Gjilan, policia kërkon ndihmë për ta lokalizuar

news image

Para pak minutash, Policia e Kosovës u është drejtuar qytetarëve me një kërkesë për bashkëpunim për të lokalizuar 13-vjeçaren e zhdukur në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë:

• Inicialet A. I.

• Kosovare Shqiptare

• Viti i lindjes 2009

• Adresa e banimit Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001

/GazetaSinjali/