image "Zhavorr, lloq, petë asfallti", si po asfaltohet rruga "Muharrem Fejza"

Sociale

“Zhavorr, lloq, petë asfallti”, si po asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”

news image

Rruga “Muharrem Fejza” tash e një kohë të gjatë është bërë e famshme pasi punimet në të kanë nisur në maj dhe ende nuk kanë përfunduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo asfaltimi ka filluar në muajin e kaluar e ende nuk ka përfundur.

Sipas disa fotografive që janë publikuar nga banorët që jetojnë në këtë rrugë, procesi i asfaltimit është shumë i dobët.

Në këto fotografi vërehet se shtresa e asfaltit është e hollë dhe se shtrihet mbi zhavor.

Për këtë ka reaguar ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë Hoti, Besian Mustafa.

“Zhavorr, lloq, petë asfallti. Shkurt e shqip “hajde i gjujmë do pare t’qytetarëve tatimpagues n’lloq”“, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/