image Lopët bllokojnë rrugën në Pejë (FOTO)

Sinjalizime

Lopët bllokojnë rrugën në Pejë (FOTO)

news image

Shpejtësia më e lartë se ajo e lejuar, kthimi në vende të ndaluara e deri tek mosfunksionimi i dritave janë raportimet më të shpeshta të rrezikimit të komunikacionit. Mirëpo, sonte në Pejë ka ndodhur diçka krejtësisht ndryshe, shkruan Gazeta Sinjali.

Pikërisht disa lopë që sonte kanë penguar qarkullimin në një rrugë të qytetit të Pejës. Sipas sinjalizuesit të Gazetës Sinjali këto lopë kanë bllokuar rrugën sonte rreth orës 21:00 mes rrugëve “Nëna Terezë” dhe “Mbretëresha Teutë” në këtë komunë.

Ky sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se janë katër lopë të cilat po qëndrojnë në rrugë dhe në trotuar.

Madje, sinjalizuesi është ankuar duke thënë se kjo nuk është hera e parë që po ndodhë.

“Në Pejë shumë shpesh po ndodh kjo, po rrezikohet komunikacioni policia nuk po ndërmerr asgjë”, ka thënë ky sinjalizues.

/GazetaSinjali/