image “Irish Times” shkruan për asfaltin e dëmtuar në Malishevë

Kosovë

“Irish Times” shkruan për asfaltin e dëmtuar në Malishevë

news image

Mediumi i njohur ndërkombëtar “The Irish Times”, ka raportuar lidhur me asfaltin në Malishevë që ishte shkatërruar si pasojë e vërshimeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Mediumi me bazë në Dublin të Irlandës ka publikuar një fotografi nga fshati Sferkë i Klinës duke e cilësuar si një nga imazhet e javës.

“Dy burra kalojnë në pllaka asfalti të shpërndara në tokë ndërsa rruga është shembur për shkak të vërshimeve të mëdha në fshatin Sferkë, Kosovë”, shkruan “Irish Times”.

Asfalti afër 300 mijë euro që lidh Klinën me Malishevën, nuk mbijetoi as një vit. Më 28 prill 2020 ka përfunduar projekti për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Sferkë-Dush dhe Rud, pra Komunën e Klinës me Komunën e Malishevës, me gjatësi 4 kilometra për të cilin u dhanë 267.270,00 euro nga Ministria e Infrastrukturës.

Asfalti bëhet copa-copa nga vërshimet në Malishevë

/Gazeta Sinjali/