image Fatmir Limaj: Si ministër kam lënë gjurmë, nxora Kosovën nga balta

Fatmir Limaj: Si ministër kam lënë gjurmë, nxora Kosovën nga balta

news image

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryeministër, Fatmir Limaj, ka folur për të kaluarën e tij në ekzekutiv. Limaj thotë se si ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit e ka nxjerrë Kosovën nga balta.

Kreu i Nismës beson se me bashkëpunëtorët e tij ka lënë gjurmë dhe vepra që shihen.

Për dy vjet e gjysmë sa kam qenë ministër sigurisht se jam krenar për faktin se janë vepra që shihen. Janë gjurmë. Mendoj se detyra dhe përkushtimi i njërit është për të lënë gjurmë në angazhimet dhe projektet e tij. Kështu që unë me bashkëpunëtorët e mi kemi lënë gjurmë “, tha ai për RTK-në, transmeton Gazeta Sinjali.

Më 2007 ai thotë se Kosova ka qenë në baltë dhe ai ka punuar me entuziazëm për ta nxjerrë nga balta, gjë për të cilën thotë se ia ka arritur.

“Siç e dini më 2007, Kosova ka qenë tërësisht në baltë, edhe Kosova e fshatit edhe Kosova rurale, edhe Kosova ndër-urbane ka qenë me infrastrukturë të shkatërruar dhe ne me punë dhe entuziazëm kemi punuar për ta nxjerrë Kosovën nga balta dhe për t’i ofruar infrastrukturë dhe lidhje moderne dhe këtë e kemi arritur”, shtoi Limaj.

“E kemi gjet Kosovën me 15 për qind infrastrukturë rrugore dhe e kemi kthyer me mbi 90 për qind. Është e dyta në rajon, pas Sllovenisë me infrastrukturë të zhvilluar“, tha ai./Gazeta Sinjali/