image Prizren/ Asfalti i derdhej nga kamioni, shoferi e kupton pas 300 metrave

Siguri

Prizren/ Asfalti i derdhej nga kamioni, shoferi e kupton pas 300 metrave

news image

Sot në rrugën e Krushës në Prizren, një kamion kishte rrezikuar trafikun dhe për pak sa nuk kishte shkaktuar aksident me disa vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se kamioni kishte qenë i ngarkuar me material për asfalt dhe si pasojë e një defekti, materiali për asfalt kishte filluar të zbrazet në tokë dhe kishte rrezikuar kështu mbarëvajtjen në komunikacion.

Këta sinjalizues i kanë thënë Sinjalit se diku rreth 300m shoferi i kamionit as nuk e kishte vërejtur se materiali për asfalt ishte duke u derdhur në rrugë.

Ky sinjalizues tha se po të mos ishin paralajmërimet me drita dhe sirena të shoferëve të tjerë, shoferi i kamionit as nuk do ta vërente.

Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. /GazetaSinjali/