image “Zgjoi” në Spanjë fiton edhe një çmim tjetër

Film

“Zgjoi” në Spanjë fiton edhe një çmim tjetër

news image

Festivali spanjoll “Seminci” ka bërë të ditur fituesit në kategoritë kryesore.

Aktorja Yllka Gashi ka marrë çmimin për aktoren me të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit. E “Zgjoi” nën regji të Blerta Bashollit ka fituar Çmimi “Fundos”.

Gashi ka deklaruar se ka qenë një nder i jetës për të pasi e fitoi këtë çmim.

“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, ka thënë Gashi gjatë pranimit të çmimit./GazetaSinjali/