image Publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, benzina lirohet për 1 cent

Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, benzina lirohet për 1 cent

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimin, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 70 centë, i benzinës 1 euro e 35 centë, derisa i gasit 76 centë.

Krahasuar me çmimet e djeshme, benzina është liruar për 1 cent.

Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orët e ardhshme.

/GazetaSinjali/