image Arsenali rrëmben gati të gjitha çmimet e muajit në Premier League

Futboll

Arsenali rrëmben gati të gjitha çmimet e muajit në Premier League

news image

Klubi londinez, Arsenal ka qenë padyshim ekipi më i mirë i këtij edicioni 2022-23 deri më tani.

Kjo më së miri e shpjegon konsistenca në renditjen tabelare, duke qëndruar si lider që nga xhiro-ja e parë e deri në këtë aktualen e cila është e 28-ta.

Londinezët e gjejnë veten me 8 pikë përpara ndaj përcjellësit Manchester City, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe po synojnë për të triumfuar në titullin e ligës për herë të parë që nga 2003-04, sezoni kur ata e përfunduan pa asnjë humbje – rekord në Premier League.

Krahas këtij dominimi, te ‘Gunners’ nuk po mungojnë as çmimet individuale.

‘Topçinjtë’ kanë rrëmbyer thuajse të gjitha çmimet e muajit mars në Premier Leauge.

Mikel Arteta është zgjedhur menaxheri i muajit – hera e katërt e tij që e fiton këtë çmim.

Bukayo Saka është zgjedhur lojtari i muajit, që është hera e parë në karrierën e 21-vjeçarit që e fiton këtë çmim.

Edhe portieri i klubit, Aaron Ramsdale nuk ka mbetur pa një çmim, i cili e ka fituar atë të “Pritjes më të mirë”, në sfidën ndaj Borunemouthit të cilët ata e fituan me një triller golash 3-2, me një gol të vonë nga Reiss Nelson.

Arsenal e humbi garën në vetëm “golin e muajit”, të cilin atë e fitoi Jonny i Wolves, pas një eurogoli ndaj Leeds.

teta

/GazetaSinjaliSport/