Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka deklaruar se është thelbësore që Serbia të mos ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë.
Reagimi i ambasadës vjen pas thirrjeve të Beogradit drejtuar serbëve të Kosovës për të votuar për Listën Serbe, si dhe pas raportimeve se disa zyrtarë serbë janë shkarkuar nga institucionet e udhëhequra nga Lista Serbe.
“Është thelbësore të mos ndërhyhet në procesin e formimit të vullnetit qytetar,” ka thënë zëdhënësi i Ambasadës, Payam Ghalehdar, për RTV21.
Ai ka theksuar se zgjedhjet janë një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre “në mënyrë të informuar dhe të vetëdijshme.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!