image Zemaj paralajmëron rikthimin e masave nëse rritet numri i rasteve

Shëndetësi

Zemaj paralajmëron rikthimin e masave nëse rritet numri i rasteve

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të Policisë së Kosovës, Asociacionit dhe Inspektoratit, ka paralajmëruar shtim të kontrollove për ta luftuar koronavirusin, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, situata epidemiologjike në Kosovë nuk është duke shkuar mirë dhe kështu do të rriten kontrollet në institucionet lokale dhe qendrore.

“Do të kemi harmonizim dhe rritje të kontrolleve në shumë drejtime por duke filluar  edhe në institucione lokale dhe qendrore. Do ta shohim nëse ka nevojë për masa shtesa dhe kufizime. Situata epidemiologjike nuk po shkon mirë dhe ne po mundohemi që ta ulim dhe ta menaxhojmë mirë. Kërkesa jonë do të jetë edhe për policinë dhe inspektorët që të vazhdojnë edhe më tutje”, tha Zemaj.

Tutje, Zemaj u shpreh se do të ketë rritje të kontrolleve në shumë drejtime, jo vetëm në fokus të gastronomisë, duke paralajmëruar se do të shtohet edhe numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Të shohim se a kemi nevojë për masa shtesë edhe për kufizimet. Situata nuk është duke shkuar në favorin tonë. Presim edhe kontingjentin e ri për 400 policë që do ta fillojnë punën. Insistimi ynë është parandalimi, në momentin kur kemi rritje të rasteve spitalore ne duhet të ndërmarrim masa”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/