image Zemaj lavdëron policinë: Puna e tyre është e pazëvendësueshme

Kosovë

Zemaj lavdëron policinë: Puna e tyre është e pazëvendësueshme

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar sot se Policia e Kosovës me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë dhe situata e pandemisë, sipas tij, ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë.

Zemaj gjatë një vizite në Gjakovë është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet policia në këtë rajon në kohë pandemie.

“Puna e Policisë së Kosovës është e pazëvendësueshme. Orari i zgjatur, kontakti i pareshtur me qytetarët për të zbatuar rekomandimet e luftimit dhe parandalimit të pandemisë, sollën pasoja. Nderim për Policinë e Kosovës”, ka shkruar ministri Zemaj në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3426782080701981?xts[0]=68.ARBl29Z_AGxjJqEbXh140SqtcDGjAv0HLjKi25ptpe7DQtasXhVMwcO10NfdDjLpe6hkUSxt7ONiedFE6n2ThxkLlp5uqtjXyfZsP38BXJR6sblV43o-J-rTKCogr1y2YQDSh4cVQnEUAvUvtQdtmM7SLv4rWUXCula8sm62sJeBCOHk7xBU7g722S421eaywkfCAlM2Zm_B1dsMvUdOY68ZwaLQ_G6f-SN8MxuZUACU090ff37tIv5ExU1Xoqytfmy3pOjSXslO_g_U6S_Udqs641p8izY9JFsJHK_iIQRMLSzZGpWNH4cy297sY0x8is2UC9FyHcPtd7vQFVCW_aFgtQ&tn=-R