image Zelensky duke konsumuar kokainë? Kjo është e vërteta e videos që po qarkullon

Botë

Zelensky duke konsumuar kokainë? Kjo është e vërteta e videos që po qarkullon

news image

Zelensky është ndër emrat më të përfolur në botë. Kjo për shkak të shumë arsyjeve, por më e rëndësishmja është se ai nuk e braktisi vendin e tij gjatë agresionit të egër rus, i cili po vazhdon ende.

Por sikur në çdo luftë tjetër edhe në këtë po qarkullojnë gënjeshtra të cilat tentojnë ta dëmtojnë imazhin e presidentit ukrainas në botë.

Në video shihet Zelensky, i cili është duke komunikuar me disa persona në kompjuter dhe pranë tij gjendet ca kokainë.

Teksa video është shpërndarë nga mediat pro ruse, bëhet me dije se ajo ka rezultuar e rreme dhe pjesë e një fushate shpifëse kundër presidentit ukrainas.

Nuk kaloi shumë kohë para se klipi origjinal, pa kokainë, u rishfaq.

Duket se rezistenca e ukrainasve i ka ‘çmendur’ rusët duke i detyruar të bëjnë edhe veprime të tilla për të disinformuar publikun dhe mbështetësit e Ukrainës në këtë agresion.

/GazetaSinjali/