image Ekskluzive | Ky është i dyshuari që u kap me mbi 100 gramë kokainë në kufirin e Vërmicës

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që u kap me mbi 100 gramë kokainë në kufirin e Vërmicës

news image

Arbian Elezaj, rreth 31-vjeçar, shtetas shqiptar, është personi që përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës pasi gjatë kontrollit kufitar në Vërmicë iu gjet një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike të dyshuar si kokainë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Elezaj u ndalua për kontroll të detajuar teksa po hynte në Kosovë me një veturë Mercedes me targa shqiptare.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe të personit, zyrtarët policorë kanë gjetur një qese plastike me pluhur të bardhë të dyshuar për narkotik.

Pas testimit nga njësitë e antidrogës në Prizren, substanca rezultoi të ishte kokainë, me peshë prej 104 gramë e 83 miligramë.

Përveç narkotikëve, Policia ka sekuestruar edhe një telefon iPhone 17 Pro Max, ndërsa vetura është kontrolluar dhe skanuar pa u gjetur prova të tjera të kundërligjshme.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në zyrat e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar destinimin dhe prejardhjen e drogës së sekuestruar.

Mbi 100 gramë kokainë u gjetën gjatë kontrollit kufitar në Vërmicë. Tani, 31-vjeçari nga Shqipëria po përballet me hetime për trafikim dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/