Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se furnizonte me kokainë shtetas të tjerë për shpërndarje në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë operacionit policor të koduar “Zonat”.
I arrestuari është shtetasi Ksainel Caka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur në rrugën “Skënderbej”.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ai ushtronte aktivitet kriminal të shitjes dhe furnizimit me lëndë narkotike kokainë, e cila më pas shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është marrë në cilësinë e provës materiale.
Policia ka bërë të ditur se hetimet vijojnë, ndërsa operacioni mbetet i hapur për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!