Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës në ambientet e një lokali.
Gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga 37-vjeçari, në lagjen nr. 4 të Sarandës, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij,iu gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike kokainë, shkruan Abcnews.al.
Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari posedonte lëndën narkotike me qëllim që ta shiste te klientët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!