image Zëdhënësi i Qeverisë thotë se Kurtin nuk e këshillojnë 23 por 18 këshilltarë

Kosovë

Politikë/ Zëdhënësi i Qeverisë thotë se Kurtin nuk e këshillojnë 23 por 18 këshilltarë

news image

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka shkruar në profilin e tij në Facebook në lidhje me një raportim ku jepeshin 23 emra të këshilltarëve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. 

Kryeziu ka deklaruar që raportimi i bërë është “i pasaktë” e madje ka interpretuar edhe motivin duke shtuar se “ishte qëllimisht i pasaktë”.

Në mesin e këtyre emrave ishte edhe ai i Kryeziut, që kryen funksionin e zëdhënësit, por edhe emrat e asistentëve, fotografëve e të tjerëve.

Kryeziu ka deklaruar se Kurti i ka të emëruar 18 këshilltarë politikë, prej të cilëve sipas tij “4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë”.

Kujtojmë që pjesë e njerëzve që këshillonin Kurtin ishte edhe Shkëlzen Gashi, i cili ishte shkarkuar muajin e kaluar./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/141490660808423