image Këshilltarët e dy liderëve më të pushtetshëm në Evropë sot u shkojnë në zyrë Kurtit e Thaçit

Kosovë

Vizitë/ Këshilltarët e dy liderëve më të pushtetshëm në Evropë sot u shkojnë në zyrë Kurtit e Thaçit

news image

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hasim Thaçi sot da presin në takim një delegacion franko-gjerman.

Ky delegacion përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Takimi i Kurtit me këshilltarët Jan Heckel dhe Emmanuel Bonne është paraparë të zhvillohet në orën 09:00, derisa më pas ata do të takohen edhe me Thaçin, shkruan Gazeta Sinjali.

Vizita e këshilltarëve të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare. /Gazeta Sinjali/