image Pasi takuan Kurtin, këshilltarët e Merkelit dhe Macronit i shkojnë Thaçit në Presidencë

Kosovë

Porosia/ Pasi takuan Kurtin, këshilltarët e Merkelit dhe Macronit i shkojnë Thaçit në Presidencë

news image

Jan Heckel dhe Emmanuel Bonne, këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, pasi e kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë shkuar në Presidencë për ta takuar presidentin Hashim Thaçi.

Takimi ka nisur përafërsisht në kohë nga sa ishte paraparë, shkruan Gazeta Sinjali.

Parpakrakish, përpara se ta takonte Kurtin, këshilltari francez, Emmanuel Bonne ka thënë se ka ardhur në Kosovë për t’i sjellë Kurtit një porosi të veçantë.

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, ka thënë Bonne.

Vizita e Jan Heckel dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë. /Gazeta Sinjali/