image Përparim Rama prezanton ekipin që do ta udhëheq Prishtinën

Politikë

Përparim Rama prezanton ekipin që do ta udhëheq Prishtinën

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar ekipin me të cilin ai do ta udhëheq kryeqytetin për këtë mandat, raporton Gazeta Sinjali.

Rama ka bërë të ditur se nënkryetar i komunës së Prishtinës do të jetë Alban Zogaj, ndërsa shef i kabinetit të kryetarit do të jetë Vllaznim Osmani.

Ai po ashtu ka publikuar edhe emrat e disa prej drejtorëve që do të udhëheqin drejtoritë komunale, pesë prej të cilave do të kenë në krye gra.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Përparim Ramës:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,

Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.

z. Alban Zogaj – Nënkryetar

z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë

znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City./GazetaSinjali/