image Këta janë të gjithë këshilltarët e Albin Kurtit deri tash

Kosovë

Qeveria/ Këta janë të gjithë këshilltarët e Albin Kurtit deri tash

news image

Kryeministri Albin Kurti, që nga themelimi i qeverisë deri sot ka emëruar 7 këshilltarë politikë të cilët do të shërbejnë gjatë mandatit qeverisës të tij.

Kurti ka emëruar Erzen Vraniqin dhe Aziz Bicin si këshilltarë politikë, shtetasin amerikan Tienmu Ma si këshilltar të jashtëm politik, Durim Berishën, Shenaj Shalën këshilltare të jashtme politike.

Ndërkaq, sot ai ka vazhduar edhe me dy emërime të reja në pozitën e këshilltarëve politikë, Fëllanza Podrimajn dhe Elvis Hoxhën nga Shqipëria.

Kujtojmë që qeveria e kaluar në krye me Ramush Haradinajn kishte 35 këshilltarë politikë ku 11 prej tyre ishinkëshilltarë të jashtëm politikë dhe 9 këshilltarë të komuniteteve./ Gazeta Sinjali/