image Kurti takohet me këshilltarët e Macronit: Ua shpjegova synimet tona

Kosovë

Francë/ Kurti takohet me këshilltarët e Macronit: Ua shpjegova synimet tona

news image

Kanidati për kryeministër, Albin Kurti, po qëndron në Francë për një vizitë disaditore, ku po zhvillon takime me akterë politikë francezë.

Kurti ka njoftuar sot se është takuar me tre këshilltarët e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshilltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville”, ka shkruar Kurti.

Ai ka treguar se pasi është uruar nga këshilltarët e Macronit për rezultatin në zgjedhje, kanë biseduar për avansimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

“Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror”, ka shkruar Kurti.

Lideri i LVV-së tha se diskutimi me këshilltarët e Macronit ka përmbajtur edhe tema për situatën në Ballkan dhe raportet fqinjësore në këtë rajon. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/724009761432244